DrLEO® BABY D3 është ushqim për qëllime të veçanta mjekësore i rekomanduar nga pediatrit evropianë për të porsalindurit, foshnjat që ushqehen me gji dhe fëmijët e vegjël.

DrLEO® BABY D3 është i është i paraparë për rregullimin dietik të rakitisit.

DrLEO® BABY D3 përmban “twist-off” kapsula të buta që hapen përmes rrotullimit, për aplikim më komfort me dozim të lehtë dhe preciz.

Vitamina D është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve te fëmijët, si dhe për funksionimin normal të sistemit imunitar.

DrLEO® BABY D3 është prodhuar sipas standardeve më të larta të cilësisë.

NJË KAPSULË PËRMBAN: 10mg (400 IU) vitaminë D3

PËRBËRËSIT TJERË JO-AKTIVE: vaj ulliri, xhelatinë, glicerinë, ujë të purifikuar, oksid titaniumi, alura të kuqe.

 

1 “twist-off” kapsulë në ditë (10mg / 400 IU vitaminë D3), nga dita e tetë e lindjes deri në fund të pubertetit dhe periudhës së rritjes intensive.

DrLEO® BABY D3 rekomandohet veçanërisht për përdorim edhe tek foshnjet e lindura para kohe  dhe foshnjat që ushqehen me gji, si dhe në muajt e ftohtë dhe periudhat e vitit pa diell.

Nëse foshnja është me ushqim të kombinuar (ushqyerje me gji dhe formulë të adoptuar) ose është vetëm me formulë të adoptuar, atëherë mjeku juaj mund të rregullojë dozën ditore të vitaminës D sipas nevojës.

Rrotullojeni dhe hiqni pjesën e sipërme të kapsulës, pastaj shtypni kapsulën dhe përmbajtjen e kapsulës vendoseni direkt në gojën e foshnjës, në lugë çaji, në qull ose përzijeni me qumësht.

E rëndësishme! Bëni kujdes që të mos ju bjerë kapsula në gojën e foshnjës. Shtrydheni vetëm përmbajtjen e kapsulës. Kapsula bosh duhet të hidhet.

  • Produkti duhet të përdoret nën mbikëqyrjen mjekësore.
  • Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Produkti nuk duhet të përdoret nga fëmijët që janë të ndjeshëm ose alergjikë ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit .
  • Produkti nuk është i paraparë për trajtimin dhe / ose diagnostifikimin dhe nuk është i paraparë si zëvendësues i ushqimit të shumëllojshëm.
  • Ushqimi për qëllime të veçanta mjekësore nuk është i përshtatshëm për përdorim si burim i vetëm i të ushqyerit.
  • Të mbahet larg fëmijëve.
  • Të ruhen në vend të thatë, të mbrojtur nga drita dhe lagështia, në temperaturë nga 15°C deri 25°C.

30 “twist-off” kapsula.