DrLEO® BABY D3 + DHA Omega100mg është ushqim për qëllime të veçanta mjekësore i rekomanduar nga pediatrit evropianë për të porsalindurit, foshnjat që ushqehen me gji dhe fëmijët e vegjël.

DrLEO® BABY D3 + DHA Omega 100mg është i paraparë për rregullimin dietik të funksionit të çrregulluar të shikimit-retinopatisë.
DrLEO® BABY D3 + DHA Omega 100mg përmban “twist-off” kapsula të buta që hapen përmes rrotullimit, për aplikim më komfort me dozim të lehtë dhe preciz.
Vitamina D është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve te fëmijët, si dhe për funksionimin normal të sistemit imunitar.
DHA – acidi dokosaheksaenoik është acid yndyror thelbësor i pangopur, I cili nuk prodhohet në trupin e njeriut dhe është I nevojshëm rimbursimi ditor me DrLEO® BABY D3 + DHA Omega 100mg

DHA është yndyrë strukturore kryesore dhe jashtëzakonisht e rëndësishme në tru, retinën e syrit dhe qelizat nervore:

  • 60% të strukturës së trurit e përbëjnë yndyrat, ndërsa 25% e kësaj yndyre është DHA.
  • 30% e yndyrës strukturore në masën e përhimtë të trurit është DHA.
  • Në gjithë strukturën e trurit, ky acid yndyror arrin deri në 97% të yndyrave omega-3 në tru dhe deri në 93% të yndyrave omega-3 në retinën e syrit.

☑ DHA kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit
☑ DHA kontribuon në ruajtjen e shikimit të shëndetshëm.

Një nga ndryshimet më të mëdha gjatë shtatëzanësisë, por dhe pas lindjes, është rritja dhe zhvillimi i trurit dhe akumulimi i DHA në indet nervore gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë dhe dy viteve të para të jetës së fëmijës. Gjatë tremujorit të fundit të shtatëzanisë, truri i foshnjës rritet rreth 260% dhe 175% shtesë gjatë vitit të parë të jetës. Kjo rritje vazhdon me 18% shtesë gjatë vitit të dytë.

Acidi dokosaheksaenoik (DHA) që gjendet në DrLEO® BABY D3 + DHA Omega 100mg “twist-off” kapsulat është me origjinë natyrore bimore, I fituar nga algat e detit. DHA vaji i algave të detit prodhohet në kushte laboratorike të kontrolluara në mënyrë rigoroze, pastrohet në disa faza për të minimizuar të gjitha papastërtitë dhe ka shije të këndshme që do të jetë e pranueshme për fëmijën tuaj.

DRLEO® BABY D3 + DHA Omega 100mg është prodhuar sipas standardeve më të larta të cilësisë.
DRLEO® BABY  D3 + DHA Omega 100mg është forma e sigurt dhe e rekomanduar e DHA nga vaji i algave.

NJË KAPSULË PËRMBAN: 10mg (400 IU) vitaminë D3 dhe 100mg acid dokosaheksaenoik (Vaj algash).
PËRBËRËSIT TJERË JO-AKTIVE: xhelatinë, glicerinë, ujë të purifikuar, oksid titaniumi, oksid hekuri kafe, tartrazinë, blue 1.  

1 “twist-off” kapsulë në ditë nga dita e tetë e lindjes deri në fund të muajit të tretë.
Nëse i porsalinduri përdor rregullisht DrLEO® BABY D3 + K1 deri në fund të muajit të tretë pas lindjes, atëherë rekomandohet të filloni DrLEO®BABY D3 + DHA Omega që nga fillimi i muajit të katërt të lindjes.
Nëse është e nevojshme, mjeku mund të rregullojë dozën ditore të vitaminës D3 dhe DHA dhe të rekomandojë dozë më të lartë ditore.

Rrotullojeni dhe hiqni pjesën e sipërme të kapsulës, pastaj shtypni kapsulën dhe përmbajtjen e kapsulës vendoseni direkt në gojën e foshnjës, në lugë çaji, në qull ose përzijeni me qumësht.

E rëndësishme! Bëni kujdes që të mos ju bjerë kapsula në gojën e foshnjës. Shtrydheni vetëm përmbajtjen e kapsulës. Kapsula bosh duhet të hidhet.

  • Produkti duhet të përdoret nën mbikëqyrjen mjekësore.
  • Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Produkti nuk duhet të përdoret nga fëmijët që janë të ndjeshëm ose alergjikë ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
  • Produkti nuk është i paraparë për trajtimin dhe / ose diagnostifikimin dhe nuk është i paraparë si zëvendësues I ushqimit të shumëllojshëm.
  • Ushqimi për qëllime të veçanta mjekësore nuk është i përshtatshëm për përdorim si burim i vetëm i të ushqyerit.
  • Të mbahet larg fëmijëve.
  • Të ruhen në vend të thatë, të mbrojtur nga drita dhe lagështia, në temperaturë nga 15°C deri 25°C.

30 “twist-off” kapsula.